Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, me mbështetjen e USAID, projekti “Planifikimi i Qeverisjes Vendore” dhe UN Women, pas studimit që kanë bërë në gjithë territorin e Bashkisë Patos, prezantuan gjetjet dhe raportin e situatës.
Drejtori i Projektit PLGP të USAID z. Kevin McLaughlin asistoi në takim, duke vlerësuar raportin dhe përgëzoi Kryebashkiaken për arritjet e deritanishme, duke e inkurajuar për llogaridhënie e transparencë të vazhdueshme, si një nga komponentët kryesorë të demokracisë.
Kryebashkiakja Balilaj, vlerësoi procesin tejet transparent dhe rëndësinë që ka mendimi qytetar për të matur dhe raportuar mbi shërbimet publike.
Znj.Fitore Sulejmani, eksperte e VKQ-së prezantoi gjetjet përpara të ftuarëve e nga diskutimet në sallë u mbajtën shënime deri në raportin përfundimtar, i cili dokumenton perceptimin qytetar, si një tregues I transparencës dhe llogaridhënies.
#PerceptimiQytetarPërQeverisjen #SiNaVlerësonKomuniteti#Transparencë #LLogaridhënie #FormuQytetar
#USAID #GADC #UNËomen #BASHKIAPATOS