Bashkia Patos është duke zbatuar #projektin “Ngritja e shërbimit lëvizës në familje për fëmijët me aftësi të kufizuara, grupmosha 0-18 vjeç”, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas”.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së jetesës së fëmijëve me aftësi të kufizuara (AK) përmes kujdesit profesional dhe mbështetjes në shtëpi. Me ngritjen e këtij shërbimi të ri shoqëror Bashkia Patos synon të mbështesë si fëmijët me AK, përmes asistencës psiko-sociale, në formën e seancave individuale, ashtu edhe, familjarët e tyre, përmes informimim dhe rritjes të kapaciteteve për të njohur dhe punuar me efektivisht me fëmijët e tyre në kushtet e shtëpisë.
Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:
-Përmirësimi i kapaciteteve dhe rritja e aftësive sociale i 30 fëmijëve me AK;
-Rritja e aftësive dhe njohurive e 60 prindërve të fëmijëve me AK për të ndihmuar në zhvillimin e fëmijës së tyre;
-Ngritja e një modeli të ri shërbimi pranë bashkisë Patos, në zbatim të Planit Lokal Social 2020-2022.
Ky projekt mbështetet nga UNDP në Shqipëri, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas”, i cili financohet nga Qeveria Zvicerane.
AlbaniaUSA