Qendra “Konsumatori Shqiptar” fuqizon të rinjtë e Bashkisë Patos!

Qendra “Konsumatori Shqiptar” ka zbatuar me sukses  në Patos projektin “4 our communities”
(Për komunitetin tonë), me mbështetjen e programit Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i
Shoqërise Civile të financuar nga USAID Albania.
25 të rinj të moshës 15 – 18 vjeç u bënë bashkë  për të gjeneruar ide, nisma, aktivitete, krijimin e
grupeve informale dhe zbatimin e  projekteve për të rinjtë.
Qendra “Konsumatori Shqiptar” është angazhuar që ky proçes të jetësohet me integritet dhe
transparencë.
Fillimisht, projekti u prezantua në muajin Maj 2019, në të gjitha shkollat e mesme të Bashkisë
Patos. Rreth 160 të rinj pasi u informuan, u inkurajuan të bëheshin pjesë e këtij projekti që synon
fuqizimin, rrjetizimin dhe vetëfunksionimin e tyre, për ta kthyer në një strukturë të qëndrueshme
këshilluese pranë Bashkisë Patos.
Përmes një aplikimi me esenë “Unë, në rolin i/e Kryetarit/es së Bashkisë…” u përzgjodhën 27 të
rinj nga shkolla të ndryshme, me qëllim ngritjen e një platforme rinore të strukturuar e  të
fuqizuar.
Përgjatë muajve Qershor – Shtator 2019, ata janë trajnuar në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e
të rinjve, mbi organizimin  dhe funksionimin e pushtetit vendor, të drejtës për informim dhe
konsultimit publik, kompetencat e qeverisjes vendore, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të të
rinjve, organizimi dhe funksionimi i organizatave jofitimprurëse, vendimmarrja brenda tyre,
përfshirja e të rinjve dhe si të përdorim artin për të advokuar për çështje që janë të ndjeshme në
komunitetin ku jetojmë.
Gjatë realizimit të këtyre trajnimeve dhe rritjes së kapaciteteve të tyre, të rinjtë realizuan një
mbledhje të simuluar të Këshillit Bashkiak, Patos. Ky aktivitet simulues u ndoq edhe nga aktorë
të tjerë lokalë, duke shërbyer si një model suksesi, jo vetëm mbi njohjen e kompetencave, por
edhe mbi përfaqësimin rinor në strukturat vendimmarrëse.
Sot mund të shohësh sesi projekti ndikoi në jetën e këtyre të rinjve, madje përmes fuqizimit dhe
rrjetëzimit mes tyre, po ndryshon dhe jeta në komunitet.
Grupi rinor ka filluar të vetëfunksionojë.
Të rinjtë janë angazhuar edhe konkretisht në disa nisma lokale, projekte e programe. Ata
realizuan një vizitë studimore në Ambasadën Amerikane dhe janë çertifikuar për angazhimin e
tyre në Shkollën Verore të Bashkimit Europian. Ndërkohë disa prej tyre kanë filluar angazhimin
vullnetar në Qendrën për Zhvillim, Bashkëpunim dhe Integrim, organizatë lokale e sapokrijuar
në qytetin e Patosit.

Gjatë gjithë kësaj kohe, të rinjtë janë angazhuar gjithashtu të realizojnë një video me mesazhe
ndërgjegjësuese mbi të drejtat e të rinjve, në ambjente publike të Bashkisë Patos, ku ata jetojnë
dhe po rriten.
Projekti do të vijojë të zbatohet më tej, me dy vizita studimore. Ata do të realizojnë një vizitë në
Tiranë, në një organizatë rinore kombëtare dhe një një Fier, organizatë lokale, duke parë më afër
punën që ata bëjnë, përfshirjen e të rinjve, vullnetarizmin si dhe aspekte të organizimit të
brendshem të tyre, me modele sjelljeje që mund t’i përshtasin për komunitetin e tyre.
Realizimi i tërë këtyre aktiviteteve synon të plotësojë tërësinë e njohurive që u duhet atyre për t’u
integruar denjësisht në jetën komunitare, synon të shtojë vullnetin dhe dëshirën e mirë për të
qenë qytetar model i komuniteteve ku jeton dhe bën pjesë.
Projekti për “4 our communities” (“Për komunitetin tonë”) është hapësira e artë ku udhëtuan
këta të rinj, për t’i ofruar një mundësi fantastike jo vetëm vetes, por gjithë qytetit, pasi energjia e
tyre pozitive, njohuritë dhe angazhimi i tyre ka vlerë kur shpërfaqet në komunitet.

F.M
Patos, Tetor 2019

AlbaniaUSA