THUAJ FJALËN TËNDE !

Buxhetim me pjesëmarrje dhe buxhet me programe. Prezantohet Buxheti 2020!

Kryebashkiakja Balilaj ka realizuar dëgjesë publike për prezantimin e Buxhetit 2020 me qytetarët, bizneset, organizatat lokale, institucionet fetare dhe aktorë të ndryshëm lokal.

Prezantimi nisi me pasqyrën e realizimeve për vitin 2019, e u vijua me prioritetet e Bashkisë Patos dhe projektet e parashikuara për vitin 2020.

Mbetet traditë e Bashkisë Patos të realizojë buxhetim me pjesëmarrje, ku prioritetet vendosen bashkë me qytetarët dhe sugjerimet e tyre integrohen dhe gjejnë zbatim në politikat e Bashkisë Patos.

Shërbimet, ujësjellësi, trajtimi ujrave të ndotura, bujqësia, kullimi, arsimi, infrastruktura urbane e rurale, shëndetësia janë prioritetet e Bashkisë Patos.

Nisma “Thuaj fjalën tënde” i shërben :

-rritjes së transparencës në administrimin e fjalës publike dhe përgjegjësive të drejtuesëve lokal

-vendimmarrjes së përbashkët mbi prioritetet e zhvillimit dhe mirëqenies së komunitetit

-krijimit të një culture gjithëpërfshirëse të komunitetit

#ThuajFjalënTënde

#Buxheti2020

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

AlbaniaUSA