“Rregullorja e organizimit dhe funksionimit të komisionit të apelimit tatimor” pranë Bashkisë Patos.
Ekzekutivi i bashkisë dhe Këshilli Bahkiak , kanë realizuar seancën dëgjimore me përfaqësues të subjekteve, banorë të zonës, Kryetarë të fshatrave dhe përfaqësues të shoqërisë civile, konsultimin publik mbi prezantimin e “Rregullores së organizimit dhe funksionimit të komisionit të apelimit tatimor” pranë Bashkisë Patos.Në kuadër të takimit konsultativ, u prezantua gjithë procedura ligjore e ankimimit administrativ duke filluar nga prezantimi i Komisionit të Apelimit, Aktet administrative që mund të ankimohen, afatet ligjore të tyre, mënyra e shqyrtimit nga ana e Komsonit Tatimor, forma e paraqitjes së ankimit se bashku me dokumentacionin shoqëruses, afatet ligjore të shqyrtimit te ankimit si dhe marrja e vendimit në një nga format e parashikuara në këtë rregullore.





