Prezantimi i Paketes Fiskale per vitin 2022 

Është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kulturës #DëgjesaPublike për projektin e #PaketësFiskale 2022!
Edhe këtë vit Bashkia Patos orientohet drejt qasjes sociale, me një buxhet me shumë lehtësira për bizneset dhe kategoritë e ndryshme familjare.
Ndër të tjera, kjo paketë taksash dhe tarifash #parashikon:
0️⃣ tatim i thjeshtuar fitimi për bizneset deri në 8 mln lekë!
0️⃣ tarifë pastrim-ndriçim-gjelbërimi për bizneset e hapura nga emigrantët!
0️⃣ tarifë pastrim-ndriçim-gjelbërimi për bizneset e hapura nga studentët!
0️⃣ tarifë pastrim-ndriçim-gjelbërimi për bizneset e reja që punësojnë mbi 10 persona!
0️⃣ tarifë pastrim-ndriçim-gjelbërimi për fermerët e pajisur me NIPT!
0️⃣ tarifë pastrim-ndriçim-gjelbërimi për pensionistët e vetmuar, veteranët, invalidët e të gjitha kategorive, ish-të përndjekurit politikë, familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike!
0️⃣ taksa e ndërtesës për pensionistët dhe pensionistët që kanë në ngarkim familjarë me PAK dhe kryefamiljarë që janë në skemën e ndihmës ekonomike!
Në zbatim të ligjit nr. 10463, viti 2018 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe VKM nr.319, viti 2018, “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve”, Paketa Fiskale për vitin 2022 parashikon riklasifikim dhe kategorizime të tarifës së pastrimit për familjarët.
Një lehtësirë tjetër fiskale për vitin 2022 parashikohet të jetë pagesa me këste e detyrimeve të prapambetura për familjet.
Ky projekt i paketës fiskale, pasi të miratohet në Këshillin Bashkiak do të ngarkohet në faqen zyrtare të Bashkisë, ku të gjithë qytetarët dhe bizneset do të mund të njihen në detaje me taksat dhe tarifat.
AlbaniaUSA