Ju njoftojmë se Bashkia Patos ka afishuar pranë Njësisë Administrative Zharrëz listën e banorëve të prekur nga lëkundjet e tokës, banesat e të cilëve janë verifikuar dhe vlerësuar nga Komisioni i ngritur nga Bashkia Patos.
Janë të lutur të gjithë banorët e Njësisë Administrative Zharrëz, të cilët nuk e gjejnë emrin në listën e banesave të dëmtuara, të paraqiten pranë zyrave të Njësisë Administrative dhe të kontaktojnë me Administratorin z.Arben Semanjaku për të filluar menjëherë procedurën.
Lista fillon me numër rendor 1 (një) dhe përfundon me numër 470 (katërqind e shtatëdhjetë).

AlbaniaUSA