Bashkia Patos në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare për “Bonuset e Strehimit” njofton të gjitha familjet e pastreha dhe familjet në nevojë, të paraqiten pranë Sektorit të Strehimit në Bashkinë Patos, për të marrë informacionin e duhur për plotësimin e dokumentacionit si të pastrehë.
Jeni të lutur të na kontaktoni sa më shpejt pasi krijimi i databazës kërkon kohë dhe afati është deri në muajin Maj 2017.
Jemi në mirëpritje të kontaktit me ju.