NJOFTIM
Për objekt: “Marrje ndërtese me qira për kopsht fëmijësh në fshatin Grizë-Lënginas”.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.54 dt: 04.11.2021, ‘’Për miratimin e
rekomandimeve të nxjerra nga Akt-Ekspertiza e Thelluar e Institutit të Ndërtimit Nr. 1419/3
prot. dt. 18.10.2021 Për objektin e shkollës dhe kopshtit Grizë, i cili e konsideron me
rrezikshmëri të lartë për përdorim’’, Bashkia Patos ndodhur në kushtet e emergjencës shpall
njoftimin për objekt: “Marrje ndërtese me qira për kopsht fëmijësh në fshatin Grizë-
Lënginas”.
1. Ndërtesa duhet të ketë kushte optimale infrastrukturore.
2. Certifikatë pronësie, kontratë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe
furnizim me ujë.
3. Vendodhja e ndërtesës të ketë një distancë jo shumë të largët nga qëndra e fshatit.
Të interesuarit të paraqesin dokumentacionin e kërkuar pranë Bashkisë Patos, brenda ditës së
premte dt. 12/11/2021 ora 14:00.