Të nderuar qytetarë!
Ju njoftojmë se ditën e enjte dt.15.08.2019, ora 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rënd dite:
1-Miratimi i projekt-vendimit, propozim për dhënien e ndihmave ekonomike për muajin gusht 2019.
2-Miratimi i ndihmave ekonomike në masën 6% për muajin korrik 2019.
3-Miratimi i projektvendimit për paaftësinë ekonomike për muajn gusht 2019.
4-Zgjedhja e komisioneve të përherëshme të këshillit.
5-Miratimi i projektvendimit për financimin e rrjetit të brëndshëm të ujësjellësit Patos.
6-Të ndryshme.
Ju rikujtojmë që mbledhjet e Këshillit janë të hapura dhe ju inkurajojmë të bëheni pjesë!