NJOFTIM
Për mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak! Ditën e hënë më datë 20.05.2019 ora 14:00 në sallën e mbledhjeve pranë bashkisë, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
1. Propozim për miratimin e ndihmave ekonomike për muajin maj 2019
2. Miratim i bllok-ndihmave në masën 6% për muajin prill 2019
3. Miratimi i ndihmave për paaftësi për muajin maj 2019.
4. Miratimi i projekt-vendimit për përjashtim nga taksat vendore të tokës bujqësore për shkak se është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore.
5. Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit për vitin 2018.
6. Miratimi i projekt-vendimit për shpronësimin në interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “rikonstruksion i rrugës Koli Marku”.
7. Miratim fondi për blerje bazë materiale për riparim banese të qytetarëve Marjus Grëmbi dhe Vitore Caushaj.
8. Informacion nga financa për raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit për 4-mujorin e parë 2019.
9. Miratimin e dhënies me qira të pasurisë tokë bujqësore të pajisura me dokument pronësie, pasuria me nr.922/5.
10. Miratimi i dhënies me qira të pasurisë tokë bujqësore të pajisura me dokument pronësie, pasuria me nr.952/1 dhe pasuria me nr.5/3. 11. Miratimi i planit të veprimit të zhvillimit rural 2019-2021, hartuar nga Bashkia Patos.
12. Miratimi i fillimit të procedurave për dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore.
13. Miratimi i vlerësimit me tituj nderi me rastin e 70-vjetorit të krijimit të qytetit.
14. Miratimi i kategorizimit të niveleve të përfaqësimit të studentëve dhe nxënësve në kampionatet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe masa e shpërblimit të tyre.
15. Miratimi i ndryshimeve në numrin maksimal të punonjësve të Bashkisë dhe njësive vartëse.
16. Miratimi i projektvendimit për sistemin e adresave në Bashkinë Patos.

Fundi i bashkëbisedimit

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

AlbaniaUSA