NJOFTIM
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e martë në dt.29.06.2021 në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në ambjentet e Sallës së Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës do të jetë si më poshtë :
- Shqyrtimi i kërkesës së qytetarit Shefqet Nuri Rrapaj për, propozim të dhënies së statusit “Dëshmor i Atdheut”vëllait të tij Petrit Nuri Rrapaj.
- Miratimi i ndihmave ekonomike në masën 6% për muajin maj 2021.
- Miratimi i projektit të dokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2022-2024.
- Miratimi i pr/vendimit për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura ndaj bashkisë për kompaninë sh.a. “TERRAOIL”
- Miratimi i pr/vendimit për miratimin e qirasë për banesat sociale tek ish qëndra e kualifikimit Patos.
- Miratimi i pr/vendimit për miratimin e listës emërore të familjeve përfituese në banesat sociale tek ish qëndra e kualifikimit Patos.
- Për shtesë të numurit të punonjësve të miratuar me VKB.Nr.52.datë 18.12.2020.
- Të ndryshme.