Njoftim!
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Martë në dt.28.09.2021 në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në ambientet e Sallës së Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës do të jetë si më poshtë :
1.Miratimi i ndihmave ekonomike në masën 6% për periudhën 1-31Gusht 2021.
2.Miratimi i projekt vendimit për disa ndryshime në VKB Nr.52.datë 18.12.2020. “Mbi miratimin e nivelit të pagave të Bashkisë institucioneve në vartësi,njësive administrative dhe funksioneve të transferuara për vitin 2021.”
3.Miratimi i projektvendimit për miratimin e projekt–dokumentit të rishikuar të programit buxhetor Afat Mesëm 2022-2024.
4.Miratimi i projekt vendimit për disa ndryshime në VKB.nr. 14.datë 22.02.2019 “Për miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, rinore dhe sportive.”
5.Informacion mbi “Raportin e Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit për 4 mujorin e dytë 2021.
6.Miratimi i projekt vendimit “Për shpronësimin me interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga realizimi i projektit sistemim i hapësirave, Lagja 29 Marsi”.
7.Miratimi i projekt vendimit “Për krijimin e këshillit artistiko kulturor dhe shpërblimin e antarëve të tij.”
8.Miratimi i projekt vendimit “Për ndihmës financiare z. Minella Zonja për shkak të djegjes së banesës.”
9.Miratimi i projekt vendimit “ Mbi miratimin e transferimit të fondit midis programeve brenda llogarisë ekonomike 231”.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen #live dhe mund të ndiqni përmes kanaleve tona zyrtare të rrjeteve sociale!