NJOFTIM ❗
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Enjte më datë 27.05.2021 në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në ambjentet e Sallës së Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës do të jetë si më poshtë :
1. Miratimi i projekt vendimit për ndihmat ekonomike në masën 6% për periudhën 1-30 Prill 2021.
2. Miratimi i projekt vendimit për miratimin e “Rregullores së organizimit dhe funksionimit të komisionit të apelimit tatimor të Bashkisë Patos.
3. Miratimi i projekt vendimit për pagesën me këste të detyrimit me “Vendim Gjykate” nga Bashkia Patos, kundrejt shoqërisë “Bankers petroleum”.
4. Miratimi i “Raportit vjetor të konsolidimit të bilancit dhe performancës për vitin 2020”.
5. Informacion mbi “Raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit për 4 mujorin e parë të vitit 2021”
6. Miratimi i kërkesave për ndihmë financiare për dy qytetarë, për rast sëmundje në familje.
7. Të ndryshme