Njoftim!

Të nderuar qytetarë !

Ju njoftojmë se ditën e Premte në dt.15.10.2021 në orën 09:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në ambientet e Sallës së Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Rendi i ditës do të jetë si më poshtë :

1.Miratimi i ndihmave ekonomike në masën 6% për periudhën 1-31 Shtator 2021.

2.Miratimi i projekt vendimit mbi miratimin e transferimit të fondit të murit mbajtës në fshatin Dukas Breg në objekte të tjera.

3.Miratimi i projekt vendimit mbi miratimin e shpenzimeve të vlerësimit teknik të objektit “Shkolla fillore Grizë” brënda llogarisë ekonomike 602.

Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen #Live, ku Ju inkurajojmë të na ndiqni në kohë reael përmes kanaleve tona zyrtare të rrjeteve sociale.

#KëshilliBashkiak
#BashkiaPatos

AlbaniaUSA