Njoftim!
Të nderuar qytetar!
Ju njoftojmë se ditën e hënë, datë 27.03.2023 ora 10:00 në sallën e Këshillit do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë me rend dite si më poshtë:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Këshillit e datës 21.02.2023.
3-Informacion mbi vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 21.02.2023.
4-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin shkurt 2023.
5-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë për muajin shkurt 2023.
6-Miratimin e pr/vendimit për një ndryshim në VKB-në nr 92.12.2022, Mbi miratimin e nivelit të pagave të Bashkisë.
7-Mbi miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afat-mesëm 2024- 2026.
8-Mbi miratimin e pr/vendimit për dhënien e autorizimit dhe privatizimin e banesës në Lagjen 1 Maj për qytetaren Luiza Hoxha.
9-Mbi miratimin e pr/vendimit për miratimin e fillimit të proçedurës së privatizimit të ish zyrave të ndërmarrjes NFP me çertifikatë pronësie me pronar Bashkia Patos.
10-Për përjashtimin nga taksat vendore për tokën bujqësore për fermerët: Z. Enver Dogani, Znj. Dallandyshe Bardhaj, Z.Jonus Hasanaj për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
11-Shqyrtimin e kërkesës së qytetarit Sefret Kripa për ndihmë financiare për rast sëmundje.
12-Shqyrtimin e kërkesës së organizatës së veteranëve të luftës për ndërrimin e emrit të shkollës së mesme “Zhani Ciko”.
 Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen live në kanalet zyrtare të institucionit.
#KëshilliBashkiak
#BashkiaPatos
AlbaniaUSA