Njoftim!
Të nderuar qytetar!
Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 21.02.2023 ora 10:00 në sallën e Këshillit do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë me rend dite si më poshtë:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së Këshillit e datës 27.01.2023.
3-Informacion mbi vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 27.01.2023.
4-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin janar 2023.
5-Miratimin e marrëveshjes dhe pjesëmarrjen e Bashkisë Patos në subjekte me kompetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e shërbimeve të trajtimit të mbetjeve.
6-Mbi miratimin e raportit për vlerësimin dhe parashikimin afatmesëm të të ardhurave të Bashkisë për vitet 2024-2026.
7-Mbi miratimin e buxhetit shtesë për vitin 2023, nga fondet e trashëguara nga viti 2022.
8-Mbi miratimin e pr/vendimit “Për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri”.
9-Për miratimin e katit përdhe të godinës nga“Treg Art” në “Treg Artizanal”
10-Miratimi i pr/vendimit për dhënie ndihmë financiare qytetarit Agush Dako për shkak të djegies së shtëpisë.
11-Për miratimin e bonusit të qirasë për qytetarin Bardhul Aliaj.
12-Informacion mbi inventarët jashtë përdorimit për vitin 2022.
13-Diskutim me këshilltarët për çështjet e ndryshimeve klimaterike.
Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen live në kanalet zyrtare të institucionit.
AlbaniaUSA