NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E MBLEDHJES SË PARË TË KËSHILLIT BASHKIAK!

Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , Ju njoftojme se ditën e martë datë 30.07.2019, ora 18.00 në sallën e mbledhjeve pranë bashkisë do të zhvillohet mbledhja e parë e këshillit të bashkisë Patos me këtë rend dite:

1 Konstituimi i këshillit bashkiak dhe zgjedhja e organeve drejtuese e përfaqësuese.
1. 1 Konstituim i këshillit bashkiak
a- Zgjedhja e komisionit të mandateve;
b- Verifikimi i mandateve dhe miratimi i mandateve të antarëve të këshillit bashkiak;
c- Betimi i këshilltarëve.
1.2 Zgjedhja e kryetarit të këshillit
a- Paraqitja dhe prezantim i shkurtër i kandidatëve;
b- Zgjedhja e komisionit të votimit, si rregull 3 anëtarë;
c- Përgatitja dhe procedurat e votimit;
d- Shpallja e rezultateve të votimit dhe zgjedhja e kryetarit të këshillit bashkiak;
1.3 Zgjedhja e zëvendëskryetarit/rëve të këshillit bashkiak;
a- Miratimi me votim i numrit të zëvendëskryetarëve të këshillit bashkiak;
b- Paraqitja dhe prezantim i shkurtër i kandidatëve;
c- Përgatitja dhe procedurat e votimit;
d- Shpallja e rezultateve të votimit dhe zgjedhja e zëvendëskryetarit të këshillit bashkiak.
2. Ceremonia e marrjes-dorëzimit të detyrës së kryetarit të bashkisë.
a. Deklarimi i vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë .
b. Kryerja e betimit të kryetarit të bashkisë.
3. Zgjedhja e përfaqësuesit të këshillit të bashkisë në këshillin e qarkut.

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

AlbaniaUSA