NJOFTIM
Të nderuar qytetarë!
Ju njoftojmë se Ditën e Premte datë 13.12.2019 ora 10:00 në sallën e mbledhjeve pranë bashkisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rënd dite:
1-Miratimi listës së personave që përfitojnë ndihmë ekonomike në masën 6% për periudhën Nëntor, Dhjetor.
2-Informacion për raportin përfundimtar të K.L.SH.-së.
3-Miratimi i rregullores për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
4-Miratimi i bursave për shkollat e mesme profesionale.
5-Miratimi i projekt-vendimit për përdoruesit faktik të tokës në fshatin Belinë.
6-Miratimi i Planit të Integritetit, Bashkia Patos.
7- Miratimi i numrit të përgjithshëm të punonjësve dhe niveli i pagave në Bashkinë Patos për vitin 2020.
8-Miratimi i buxhetit për Bashkinë Patos për vitin 2020.
9-Të ndryshme.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe ju inkurajojmë të merrni pjesë!