Njoftim!

Bazuar në Ligjin Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, pranë Sektorit të
Auditimit të Brendshëm është krijuar “Njësia përgjegjëse”, e cila është e ngarkuar me detyrën e
shqyrtimit administrativ të sinjalizimit dhe shqyrtimin e kërkesës për mbrojtjen e sinjalizuesit,
sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Njësia përgjegjëse inkurajon çdo punonjës, i cili vihet në dijeni për veprime ose praktika të
dyshuara të korrupsionit gjatë punës ose në lidhje me veprimtarinë e tij të punës pranë
organizatës, të sinjalizojë këtë fakt te Njësia përgjegjëse (pranë Sektorit të Auditimit të
Brendshëm) ose në ILDKPKI, sipas rastit.
Për më shumë informacion,në linkun e mëposhtëm gjeni Ligjin Nr 60/2016 “Për sinjalizimin dhe
mbrojtjen e sinjalizuesve”:
Ligji Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e
sinjalizuesve” (http://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/06/02/60-2016) , i ndryshuar me ligjin nr.
150/2020,datë 17.12.2020 (http://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/12/17/150).

AlbaniaUSA