Konsultim Publik, mbi mbledhjen e rekomandimeve prioritare te banorëve të qytetit për PBA-ne 2022-2024

 
Është realizuar, në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak, konsultimi publik me banorët e qytetit dhe fshatrave përreth mbi mbledhjen e kërkesave prioritare për hartimin e PBA-së 2022-2024. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, këshilltarja Elda Golloshi si dhe këshilltarja Elmira Rama, Sekretari Këshillit Bashkiak Balil Balili, Përfaqësues të Shoqërisë Civile, Kryetarët e fshatrave për qytetin e Patosit dhe Koordinatori i
Konsultimit Publik pranë Bashkisë. Të pranishmit diskutuan mbi realizimin e shërbimeve nga ana e Bashkisë për vitin 2020 si dhe parashtruan kërkesat e tyre buxhetore për shërbime dhe investime për periudhën 2022-2024.
#KëshilliBashkiak
#BashkiaPatos
AlbaniaUSA