Konsultim Publik, mbi mbledhjen e rekomandimeve për prioritetet e banorëve të Njësisë Administrative Zharrëz, për Projekt-Buxhetin Afatmesëm 2022-2024

Është realizuar më datën 06.04.2021, në ambjentet e Njësisë Administrative Zharrëz, konsultimi publik “Takim me banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Zharrëz”, ku morën pjesë Sekretari Këshillit Bashkiak Balil Balili, Zv.Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, këshilltari Erigels Baha, këshilltarët Olti Duda, Fation Banaj, Përgjegjësja e Sektorit të Financës së Njësisë Administrative Znj.Poliksen Tupe, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik Znj.Suzana Hysenaj dhe kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Zharrëz. Pjesëmarrësit diskutuan mbi realizimin e shërbimeve në zonë për vitin 2020 dhe parashtruan kërkesat e tyre buxhetore për shërbimet dhe investimet për periudhën 2022-2024, të cilat do ti propozohen ekzekutivit.

#KëshilliBashkiak
#BashkiaPatos

AlbaniaUSA