Konsultim Publik, mbi mbledhjen e rekomandimeve për prioritetet e banorëve të Njësisë Administrative Ruzhdie, për Projekt-Buxhetin Afatmesëm 2022-2024.

Është realizuar më datën 08.04.2021, në ambjentet e Njësisë Administrative Ruzhdie, konsultimi publik “Takim me banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Ruzhdie”, ku morën pjesë Sekretari Këshillit Bashkiak Balil Balili, Kryetare Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, këshilltarja Elda Golloshi, këshilltarët Elmira Rama dhe Bardhyl Yzeiraj, Përfaqësues të Shoqërisë Civile, Kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrive Ruzhdie dhe  Koordinatori i Konsultimit Publik Znj.Suzana Hysenaj.

Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan mbi realizimin e shërbimeve në zonë për vitin 2020 dhe parashtruan kërkesat e tyre buxhetore për shërbime dhe investime për periudhën 2022-2024, të cilat do ti propozohen ekzekutivit.

#KëshilliBashkiak

#BashkiaPatos

AlbaniaUSA