Ju njoftojmë se më datë dt.24.02.2021 në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak (online)
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë në datën 24.02.2021 në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak (online) në platformën zoom me rend dite si më poshtë:
Miratimi i ndihmave ekonomike në masën 6 % për periudhën 1-31 Janar 2021.
Miratimi i përdorimit të fondit për mbrojtjen civile në ndërtimin emergjent të murit mbajtës në fshatin Dukas Breg si pasojë e rrëshqitjes së tokës, për kthimin e rrugës në gjendjen e mëparëshme.
Miratimi i projekt vendimit për financimin e kontratës së energjisë elektrike për qytetarin Sokol Shabani si familje në kushte të vështira socio-ekonomike.
Miratimi i projekt vendimit për shpronësimin me interes publik të pronarëve me pasuri të paluajtshme, pronë private që preket nga realizimi i projektit sistemim i hapësirave publike dhe parkim, lagja “E Re” blloku pas ish-bashkisë.