Bashkia Patos është shpallur fituese e projektit “Përmirësimi i infrastrukturës së ambienteve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve”, falë mbështetjes financiare të projektit “Europa për Bashkitë”.

Në kuadër të këtij projekti është organizuar Java e Europës, ku janë përgatitur disa aktivitete informuese dhe kulturore me pjesëmarrje masive nga fëmijët që frekuentojnë QKF-në dhe nxënës të ciklit të ulët në shkolla të ndryshme të qytetit.

Janë pikërisht këto aktivitete kulturore gjjthëpërfshirëse që vogëlushët e QKF-së realizuan përgjatë “Javës së Evropës 2023” duke ndarë me një numër të konsiderueshëm qytetarësh informacion mbi mbështetjen financiare që Bashkimi Evropian po i jep Bashkisë Patos, përmes projektit “Europa për Bashkitë”.

AlbaniaUSA