Java e Evropës 2023 mbështetur nga projekti “Bashkitë për në Europë” erdhi këtë vit në Patos me një sërë aktivitetesh. Të bashkuar në diversitet, diskutim mbi “Baballarët e Europës”, “Nxitja e Aftësive te të rinjtë në punë praktike”, “Dekada e Dixhitalizimit” si dhe 73 mesazhe “Unë dua të jem Europë” ishin temat kryesore ku të rinjtë u informuan dhe u angazhuan.
Përkatësia në projektin Europian na prek të gjjthëve, ndaj ne synojmë të nxisim tek këta të rinj dijen mbi shpalljen e diversitetit që karakterizon familjen e madhe europiane.
Evropa që ndërtojmë sëbashku i detyrohet “Baballarëve të Europës”. Themeltarët e asaj që njohim sot si Bashkimi Europian janë 11, të njohur si kontribuesit më të mëdhenj të Bashkimit Europian dhe të zhvillimit të asaj që ne aspirojmë.
Dekada Dixhitale është një kuadër gjithëpërfshirës që do të drejtojë të gjitha veprimet që lidhen me dixhitalin. Qëllimi i Dekadës Dixhitale është të sigurojë të gjitha aspektet e punës së teknologjisë dhe inovacionit për njerëzit.
73 mesazhet në sajë të 73 vjetorit të krijimit të Bashkimit Evropian ku qytetarë të ndryshëm dhanë mesazhet e tyre ku thelbi ishte motoja “Unë dua të jem Europë”.