Foumi Shqiptar Social Ekonomik – ASET
Ftesë për Ofertë: Blerje Materialesh për Panair
Forumi Shqiptar Social Ekonomik-ASET është një OJF e themeluar në vitin 1999. Organizata po zbaton projektin Promovimi dhe ruajtja e vlerave kulturore, historike dhe artistike në Bashkinë Patos, i cili synon të promovojë turizmin kulturor dhe produktet artizanale nëpërmjet promovimit të potencialit turistik të zonës si dhe marketingut të produkteve tradicionale në Bashkinë Patos. Do të synohet promovimi i diversitetit të formave të turizmit kulturor dhe produkteve artizanale, forma të cilat po marrin zhvillim të madh vitet e fundit, duke promovuar turizmin e vizitorëve në zona jo shumë të promovuara në vendin tonë. Kjo lidhet edhe me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në zonë (duke konsumuar produkte vendase) dhe rritjen e prodhimit dhe shitjes së produkteve artizanale në zonë dhe veçanërisht në zonat rurale që janë edhe zona me akses më të ulët në treg dhe më zhvillim të pakët. Në këtë kuadër, me këtë qëllim do të organizohet një panair. Në kuadër të Projektit ASET kërkon të blëjë disa materiale për organizimin panairit që do të organizohet në Patos. Ky projekt mbështetet nga ReLOaD2, i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNDP.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 16 Shtator 2022, në adresën e e-mailit: info@aset-al.com ose në adresën postare: Forumi Shqiptar Social Ekonomik, Rr. Dibrës, P 487 Sh 2, Tiranë.
Subjekti që ofron materialet në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës dhe me çmimin më të ulët , do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.
- KUSHTET PËR SUBJEKTE OFERTUESE
Specifikime të Përgjithshme Teknike
– Materialet duhet të jenë gati për tu shpërndarë brenda një javë nga firmosja e kontratës.
Kushtet e Përgjithshme
- Subjekti duhet të jetë i regjistruar me objekt veprimtarie tregtimin e materialeve të kërkuara.
- DOKUMENTACIONI DUHET DËRGUAR ELEKTRONIKISHT NË ADRESEN INFO@ASET-AL.COM , BRENDA DATËS 16 SHTATOR 2022, ORA 16.30 OSE NË ADRESËN POSTARE: FORUMI SHQIPTAR SOCIAL EKONOMIK, RR. DIBRËS, P 487 SH 2, TIRANË
NUK PRANOHEN OFERTAT DORAZI.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së materialeve dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Subjekte tregtare të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Patos ose zona përreth.
Për cdo informacion shtesë na shkruani në info@aset-al.com ose në adresën postare: Forumi Shqiptar Social Ekonomik, Rr. Dibrës, P 487 Sh 2, Tiranë jo më vonë se data 10 Shtator 2022.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Të jetë i regjistruar si biznes tregtar sipas legjislacionit shqiptar në fuqi prej jo më pak se 1 viti.
- Të paraqesë disa modele materialesh të ngjashme (me foto).
- Numrin e llogarisë bankare.
- Specifikimet teknike: Të paraqes ofertë financiare të detajuar sipas Materialeve që ne kërkojmë sipas tabelës me poshtë:
Nr | Emertimi i materialit | Njesia | Sasia | Cmimi për njësi me TVSH | Vlera totale |
1 | Çadra 3mx3m | Copë | 7 | ||
2 | Karrige plastike (ngjyra jeshile) | Copë | 40 | ||
3 | Mbulesa akllasi me përmasa 3mx1.5m (ngjyra jeshile) | Copë | 10 | ||
4 | Çanta rrobe me stampime | Copë | 20 | ||
5 | Printime në kanavacë | Copë | 20 | ||
TOTALI në LEKË |
Shkarko dokumentin: ( Ftesë për Ofertë: Blerje Materialesh për Panair.docx )