Dëgjesë publike në Ruzhdie 

Në ambientet e Njësisë Administrative Ruzhdie,  është realizuar ditën e sotme takimi konsultativ, lidhur mbi marrjen e kërkeave përfundimtare për hartimin e buxhetit për vitin 2022 dhe Projekt Buxhetin Afatmesëm 2022-2024. Kjo dëgjesë publike mblodhi jo për herë të parë Kryetarët  fshatrave që ndodhen në juridiksionin e Njësisë Ruzhdie e banorë të zonës,  si  dhe përfaqësues të Njësisë  Administrative dhe Bashkisë , për të diskutuar mbi marrjen e kërkesave  përfundimtare të banorëve, për hartimin e buxhetit për vitin 2022 dhe atij tre vjecar 2022-2024  . Pas realizimit të konsultimeve publike mbi të gjitha fazat për hartimin e buxhetit vjetor dhe PBA-së, Bashkia Patos do të dalë me dokumentin final të saj,  për t’u kaluar më pas në  miratim nga Këshilli Bashkiak.

 

AlbaniaUSA