Dëgjesë Publike në Njësinë Zharrëz

Është realizuar sot në Njësinë Administrative Zharrëz, dëgjesa publike, me banorë të zonës,  lidhur mbi kthimin e përgjigjes nga Ekzekutivi, Këshillit të Bashkisë, për prioritetet përfundimtare të Buxhetit Afatmesëm 2022-2024.

Në këtë takim konsultativ ishin të pranishëm: Sekretar i Këshillit Bashkiak z.Balil Balili, Kryetare e Komisionit të Ekonomi-Financës znj. Elda Golloshi, Këshilltari Albi Ballaxhia, Kryetarë të fshatrave që ndodhen në juridiksionin e Njësisë Zharrëz, Banorë të zonës, përfaqësues të grupeve të interesit, Adminstratore e Njësisë Zharrëz znj. Polikseni Tupa dhe përfaqësues të Njësisë  Administrative.

Këshilltarja Elda Goloshi, në cilësinë e Kryetares së  Komisionit të Ekonomisë pranë  Këshillit Bashkiak, i’u komunikoi të pranishmëve PBA-në përfundimtare për vitet 2022-2024.

(Foto)

AlbaniaUSA