Dëgjesë Publike në Njësinë Zharrëz
Në Njësinë Administrative Zharrëz, Këshilli i Bashkisë Patos realizojë ditën e sotme dëgjesën publike me banorët e kësaj njësie, lidhur mbi projekt-dokumentin e rishikuar të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2022-2024.
Të pranishëm në këtë takim konsultativ ishin: Sekretar i Këshillit Bashkiak, Kryetarë të fshatrave që ndodhen në juridiksionin e Njësisë Admnistative, Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Shoqatës Ambientaliste Zharrëz
Sekretari i Kësillit Bashkiak z. Balil Balili, pas prezantimit të investimeve të parashikuara për tre vitet e ardhme sipas programeve buxhetore, vendosi theksin në rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm për banorët jo vetëm të Njësisë Zharrëz por për të gjithë territorin e Bashkisë Patos.
Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan dhe parashtruan kërkesat e tyre për shërbime dhe investime për periudhën buxhetore 2022-2024, të cilat do ti propozohen ekzekutivit.