Dëgjesë publike në Njësinë Zharrëz

Është realizuar ditën e sotme në ambientet e Njësisë Administrative Zharrëz, takimi konsultativ lidhur kërkeat përfundimtare të buxhetit për vitin 2022 dhe Projekt Buxhetin Afatmesëm 2022-2024. Në këtë takim të frytshëm konsultativ  ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, Kryetarë të fshatrave të Njësisë Zharrëz, u diskutua mbi marrjen e kërkesave përfundimtare për hartimin e buxhetit 2022 dhe atij tre vjecar 2022-2024 . Pas realizimit të konsultimeve publike për të gjitha fazat e buxhetit vjetor dhe PBA-së, Bashkia Patos do të dalë me dokumentin final të saj, për t’u kaluar më pas në  miratim nga Këshilli Bashkiak.

AlbaniaUSA