Dëgjesë Publike në Njësinë Ruzhdie

Është realizuar sot në fshatin Gjinoqarë të Njësisë Administrative Ruzhdie, dëgjesa publike, me banorë të zonës,  lidhur mbi kthimin e përgjigjes nga Ekzekutivi, Këshillit të Bashkisë, për prioritetet përfundimtare të Buxhetit Afatmesëm 2022-2024.

Në këtë takim konsultativ ishin të pranishëm: Sekretar i Këshillit Bashkiak z.Balil Balili, Kryetarë të fshatrave që ndodhen në juridiksionin e Njësisë Ruzhdie, Banorë të zonës, përfaqësues të grupeve të interesit, Adminstratori  Njësisë Ruzhdie z. Agim Mesuti dhe përfaqësues të Njësisë  Administrative.

Sekretari i Këshillit Bashkiak z.Balil Balili, i’u komunikoi të pranishmëve PBA-në përfundimtare për vitet 2022-2024.

(Foto)

AlbaniaUSA