Dëgjesë Publike në Bashkinë Patos
Në ambientet e Pallatit të Kulturës Patos, Këshilli i Bashkisë realizojë ditën e sotme dëgjesën publike lidhur mbi projekt-dokumentin e rishikuar të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2022-2024.
Të pranishëm në këtë takim konsultativ ishin: Kryetari i Keshillit Bashkiak, Kryetarë të fshatrave të qytetit dhe njësive Administrative, Anëtarë dhe Sekretar të Këshillit Bashkiak, Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Biznesi, si dhe përfaqësues të projektit Bashki të Forta
Kryetari i Këshillit Bashkiak z. Ilir Kripa, pas prezantimit nga ana e ekzekutivit lidhur mbi investimet e parashikuara për tre vitet e ardhme sipas programeve buxhetore, vendosi theksin në rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm si dhe rolin që kanë qytetarët në procesin e vendimmarrjes
Të pranishmit në takim diskutuan dhe parashtruan kërkesat e tyre për shërbime dhe investime për periudhën buxhetore 2022-2024, të cilat do ti propozohen ekzekutivit për hartimin e dokumentit final buxhetor.