Është zhvilluar në Njësinë Administrative Ruzhdie në datën 18.05.2022 dëgjesa publike, ku morën pjesë: banorë të zonës, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryetarë të fshatrave dhe përfaqësues të Ekzekutivit lidhur mbi “PROJEKT DOKUMENTIN E PARË TË PBA-së 2023-2025” Faza e dytë, sipas pikës nr. 10 të kalendarit të përgatitjes së PBA-së 2023-2025, miratuar me VKB-në Nr.70 datë 14.12.2021.
Gjatë takimit Sekretari i Këshillit Z.Balil Balili vuri theksin në përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në dëgjesa pa harruar impenjimin e Këshillit Bashkiak dhe Ekzekutivit të Bashkisë për forcimin e urave të bashkëpunimit me qytetarët e saj, si dhe garantimit të një proçesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
Foto Galeri (kliko këtu) Facebook link