Dëgjesë Publike në Njësinë Ruzhdie
Është realizuar ditën e sotme, dëgjesa publike e Këshillit Bashkiak me banorët e Njësisë Administrative Ruzhdie, lidhur mbi projekt-dokumentin e rishikuar të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2022-2024.
Në këtë takim konsultativ ishin të pranishëm: Sekretar i Këshillit Bashkiak z.Balil Balili, Kryetare e Komisionit të Ekonomi-Financës znj. Elda Golloshi, Kryetarë të fshatrave që ndodhen në juridiksionin e Njësisë Ruzhdie, Banorë të zonës, përfaqësues të grupeve të interest.
Kryetare e Komisionit të Ekonomisë së Këshillit nj. Elda Golloshi, pas prezantimit të investimeve të parashikuara për tre vitet e ardhme sipas programeve buxhetore, vendosi theksin në rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm për banorët jo vetëm të Njësisë Ruzhdie por për të gjithë territorin e Bashkisë Patos.
Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan dhe parashtruan kërkesat e tyre për shërbime dhe investime për periudhën buxhetore 2022-2024, të cilat do ti propozohen ekzekutivit.