đ‘Č𝒐𝒏𝒔𝒖𝒍𝒕𝒊𝒎 đ‘·đ’–đ’ƒđ’đ’Šđ’Œ đ’‘Ă«đ’“ 𝒑𝒓𝒐𝒎𝒐𝒗𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝑰𝒏𝒔𝒕𝒓𝒖𝒎𝒆𝒏𝒕𝒂𝒗𝒆 đ’•Ă« đ‘ČĂ«đ’”đ’‰đ’Šđ’đ’đ’Šđ’• đ‘©đ’‚đ’”đ’‰đ’Œđ’Šđ’‚đ’Œ 𝒅𝒉𝒆 đ’‘Ă«đ’“đ’„đ’‚đ’Œđ’•đ’Šđ’Žđ’Šđ’ 𝒆 𝒑𝒓𝒊𝒐𝒓𝒊𝒕𝒆𝒕𝒆𝒗𝒆 đ’•Ă« đ‘Č𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕 đ’‘Ă«đ’“ đ‘©đ’–đ’™đ’‰đ’†đ’•đ’Šđ’ đ’‚đ’‡đ’‚đ’•đ’Žđ’†đ’”Ă«đ’Ž đ’•Ă« đ‘©đ’‚đ’”đ’‰đ’Œđ’Šđ’”Ă« đ‘·đ’‚đ’•đ’đ’”!

Këshilli Bashkiak Patos, në vazhdën e rritjes së transparencës në vendimmarrje dhe konsolidimit të rolit të tij si ndërlidhës midis qytetarëve dhe administratës së Bashkisë Patos, realizoi sot, dt 15 Tetor 2021 një Konsultim Publik për:
-Promovimin e instrumentave që Këshilli Bashkiak ka në dizpozicion për rritjen e bashkëpunimit me qytetarët, grupet e interesit, shoqërisë civile dhe biznesin lokal
-Përcaktimin e prioriteteve të Komunitetit për Buxhetin afatmesëm 2022-2024.

đ™„đ™Łđ™šđ™©đ™§đ™Șđ™ąđ™šđ™Łđ™©đ™–đ™© đ™ŠĂ« đ™†Ă«đ™šđ™đ™žđ™Ąđ™Ąđ™ž đ˜œđ™–đ™šđ™đ™ đ™žđ™–đ™  đ™™đ™žđ™šđ™„đ™€đ™Łđ™€đ™Ł đ™„Ă«đ™§ đ™Łđ™™Ă«đ™§đ™«đ™šđ™„đ™§đ™žđ™ą 𝙱𝙚 đ™ đ™€đ™ąđ™Șđ™Łđ™žđ™©đ™šđ™©đ™žđ™Ł đ™Ÿđ™–đ™ŁĂ«:

1.Regjistrat Elektronike të Këshillit Bashkiak, të cilat janë të publikuar tek faqja e websitit të Bashkisë Patos dhe iu vijnë në nidhmë të gjithë qytetarëve që duan të hartojnë një kerkesë, ankesë, peticion apo sugjerim për Këshillin Bashkiak nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, pa qenë nevoja që të paraqiten në Bashki;
2.Struktura e përditësuar e Këshillit Bashkiak Patos në faqen e websitit/ Rubrika e Këshillit Bashkiak, me emrat, nr telefoni, CV dhe vendbanim të çdo Këshilltari me qëllim që qytetarët të komunikojnë direkt me Këshilltarin ose Këshilltaren që banon afër tyre për ti shprehur atij/asaj një shqetësim apo kërkese;
3.Mbledhjet live ose drejteperdrejt të Këshillit Bashkiak, të cilat I japin mundësi qytetarëve të marrin pjesë drejtëpërdrejt në diskutime dhe sugjerime;
4.Sondazhi pĂ«r paraqitjen e prioriteve tĂ« qytetarve, shoqĂ«risĂ« civile, biznesit dhe grupeve tĂ« interesit pĂ«r buxhetin e vitit tĂ« ardhshĂ«m. Ky sondazh Ă«shtĂ« hartuar nga KĂ«shilli Bashkiak Patos nĂ« bashkĂ«punim me projektin “Bashki tĂ« Forta”
5.Përmbledhje e buxhetit të Bashkisë, e konceptuar në mënyrë të tillë që të mund të kuptohet nga të gjithë qytetarët.
Në takim morën pjesë rreth 45 qytetarë, kryetar fshatrash, biznese lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët ngritën shqetësime dhe problematika që shqetësojnë ata në vendbanimet e tyre.
Kërkesat dhe ankesat e tyre, u dokumentuan me shkrim dhe një përmbledhje e tyre do ti dërgohet administratës së Bashkisë Patos me qëllim që të shikohet mundësia e pasqyrimit të tyrë në buxhetin e vitit të ardhshem, pasi të shqyrtohen me imtësi nga Këshilli Bashkiak dhe Administrata e Bashkisë Patos.

(Foto)

AlbaniaUSA