Njoftim për mbledhje këshillit Bashkiak.

 NJOFTIM

Ditën e hënë dt. 13.06.2019, ora 10.00 në sallën e mbledhjeve pranë bashkisë,zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:

1-Propozimi për miratimin e ndihmave ekonomike për muajin qershor 2019.

2-Miratimi i bllok ndihmave në masën 6% për muajin maj  2019.

3-Miratimi i ndihmave për paaftësi për muajin qershor 2019.

4-Miratimi i projektvendimit  për dhënie ndihmë financiare në masën 2.600.000 lek fshatrave të Qarkut të Korçës të cilat kanë shtëpi të dëmtuara nga veprimi i forcave madhore,tërmet.

5- Të ndryshme.

Njoftim Për Të Pastrehët

Bashkia Patos në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare për “Bonuset e Strehimit” njofton të gjitha familjet e pastreha dhe familjet në nevojë, të paraqiten pranë Sektorit të Strehimit në Bashkinë Patos, për të marrë informacionin e duhur për plotësimin e dokumentacionit si të pastrehë.
Jeni të lutur të na kontaktoni sa më shpejt pasi krijimi i databazës kërkon kohë dhe afati është deri në muajin Maj 2017.
Jemi në mirëpritje të kontaktit me ju.

Njoftim!

Ju njoftojmë se Bashkia Patos ka afishuar pranë Njësisë Administrative Zharrëz listën e banorëve të prekur nga lëkundjet e tokës, banesat e të cilëve janë verifikuar dhe vlerësuar nga Komisioni i ngritur nga Bashkia Patos.
Janë të lutur të gjithë banorët e Njësisë Administrative Zharrëz, të cilët nuk e gjejnë emrin në listën e banesave të dëmtuara, të paraqiten pranë zyrave të Njësisë Administrative dhe të kontaktojnë me Administratorin z.Arben Semanjaku për të filluar menjëherë procedurën.
Lista fillon me numër rendor 1 (një) dhe përfundon me numër 470 (katërqind e shtatëdhjetë).

AlbaniaUSA