Njoftim! Mbledhja e Keshillit te Bashkise dt 27.03.2023

Njoftim!
Të nderuar qytetar!
Ju njoftojmë se ditën e hënë, datë 27.03.2023 ora 10:00 në sallën e Këshillit do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë me rend dite si më poshtë:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Këshillit e datës 21.02.2023.
3-Informacion mbi vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 21.02.2023.
4-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin shkurt 2023.
5-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë për muajin shkurt 2023.
6-Miratimin e pr/vendimit për një ndryshim në VKB-në nr 92.12.2022, Mbi miratimin e nivelit të pagave të Bashkisë.
7-Mbi miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afat-mesëm 2024- 2026.
8-Mbi miratimin e pr/vendimit për dhënien e autorizimit dhe privatizimin e banesës në Lagjen 1 Maj për qytetaren Luiza Hoxha.
9-Mbi miratimin e pr/vendimit për miratimin e fillimit të proçedurës së privatizimit të ish zyrave të ndërmarrjes NFP me çertifikatë pronësie me pronar Bashkia Patos.
10-Për përjashtimin nga taksat vendore për tokën bujqësore për fermerët: Z. Enver Dogani, Znj. Dallandyshe Bardhaj, Z.Jonus Hasanaj për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
11-Shqyrtimin e kërkesës së qytetarit Sefret Kripa për ndihmë financiare për rast sëmundje.
12-Shqyrtimin e kërkesës së organizatës së veteranëve të luftës për ndërrimin e emrit të shkollës së mesme “Zhani Ciko”.
 Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen live në kanalet zyrtare të institucionit.
#KëshilliBashkiak
#BashkiaPatos

Njoftim! Mbledhja e Këshillit të Bashkisë dt 21.02.2023

Njoftim!
Të nderuar qytetar!
Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 21.02.2023 ora 10:00 në sallën e Këshillit do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë me rend dite si më poshtë:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së Këshillit e datës 27.01.2023.
3-Informacion mbi vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 27.01.2023.
4-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin janar 2023.
5-Miratimin e marrëveshjes dhe pjesëmarrjen e Bashkisë Patos në subjekte me kompetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e shërbimeve të trajtimit të mbetjeve.
6-Mbi miratimin e raportit për vlerësimin dhe parashikimin afatmesëm të të ardhurave të Bashkisë për vitet 2024-2026.
7-Mbi miratimin e buxhetit shtesë për vitin 2023, nga fondet e trashëguara nga viti 2022.
8-Mbi miratimin e pr/vendimit “Për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri”.
9-Për miratimin e katit përdhe të godinës nga“Treg Art” në “Treg Artizanal”
10-Miratimi i pr/vendimit për dhënie ndihmë financiare qytetarit Agush Dako për shkak të djegies së shtëpisë.
11-Për miratimin e bonusit të qirasë për qytetarin Bardhul Aliaj.
12-Informacion mbi inventarët jashtë përdorimit për vitin 2022.
13-Diskutim me këshilltarët për çështjet e ndryshimeve klimaterike.
Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen live në kanalet zyrtare të institucionit.

Njoftim Mbledhje e Këshillit Bashkiak datë 25.11.2022

📌Njoftim!
📌Të nderuar qytetar!
📌Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 25.11.2022 ora 10:00 në sallën e Këshillit do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë me rend dite si më poshtë:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së Këshillit e datës 13.10.2022.
3-Informacion mbi vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 13.10.2022.
4-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin tetor 2022.
5-Miratimi i ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin tetor 2022.
6-Informacion nga Drejtoria e Shërbimit Social për familjet në nevojë për periudhën 1 janar deri në shtator të vitit 2022.
7-Miratimi i Paketës fiskale për vitin 2023.
8-Miratimi i pr/vendimit për disa ndryshime në VKB nr.69.datë 14.12.2021, Miratimi i nivelit të pagave të punonjësve.
9-Miratimi i planit të aktiviteteve të këshillit të bashkisë dhe buxhetit të tij për vitin 2023.
10.Miratimi i projektit të jashtëm kulturor “Çehovi i thotë lamtumirë Tolstoit”.
11-Miratimi i pr/vendimit për dhënie titull nderi publicistit Luftar Kuka.
12-Miratimi i pr/vendimit për dhënie ndihmë financiare Z.Xhemal Goxhaj për shkak të djegies së banesës nga zjarri.
13.Shqyrtimi i kërkesës së qytetares Znj.Luljeta Zenullari për ndihmë ekonomike për shkak sëmundjeje.
14-Miratimin e pr/vendimit për caktimin e masës së qirasë në banesat sociale, ish kopshti në lagjen Mustafa Matohiti.
📌Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak transmetohen live në kanalet zyrtare të institucionit.

Njoftim!!!!

Njoftohen të gjithë antarët e këshillit se mbledhja e këshillit e planifikuar në datën 21.06.2022 ,do të zhvillohet ditën e hënë në datën 20.06.2022.në orën 10.00. Njoftohen komisionet e Ekonomi-Financës,komisioni i barazisw gjinore, komisioni i ligjeve, komisioni i zhvillimit urban, të paraqiten për të bërë mbledhjet përkatëse në orën 09.00

Njoftim Mbledhje e Këshillit Bashkiak datë 21.06.2022

NJOFTIM

Njoftohen antarët e këshillit të Bashkisë se  ditën e martë në datën 21.06.2022 në orën 10:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e këshillit me rend dite si më poshtë:

1-Miratimi i rendit të ditës.

2-Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së Këshillit e datës 26.05.2022

3-Informacion mbi vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 26.05.2022  .

4-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin maj 2022.

5-Miratimi i ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin maj 2022.

6-Miratimi i projekteve të jashtëme kulturore “Open Cinema” dhe “Yjet Fest”

7-Informacion nga shërbimi i mbrojtjes nga zjarri për punën e vitit 2021 dhe masat organizative për përballimin e zjarreve gjatë sezonit të verës 2022.

8-Informacion nga Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizime për punën e vitit 2021 dhe masat organizative për vitin 2022.

9-Miratimi i pjesëmarrjes së Bashkisë Patos në subjekte me kopetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm,grumbullimit,largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura.

10-Miratimi i pr/vendimit për caktimin e shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Sh.a Patos si agjent tatimor për mbledhjen e taksave dhe tarifave familjare.

11-Miratimi i projektit “Rikonstruksion i Rrugës “Zharrëz-Shën Maria” dhe financimin nga kompania “Bankers Petroleum Albania”LTD.

12-Mbi miratimin e dokumentit të parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025.

13-Për miratimin e ndryshimit të Distiktivit të njohjes në uniformën e Policisë Bashkiake.

14-Miratimi i dhënies së ndihmës financiare z.Eldison Grëmbi për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në banesë në fshatin Belinë.

AlbaniaUSA