NJOFTIM !

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se ditën e Martë, datë 19.06.2018 ora 10:00, në sallën e Konferencave, Pallati i Kulturës (Kati II) do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me rend dite:

1-Propozimi për dhënien e ndihmave ekonomike për periudhën 1-30 qershor 2018.

2-Miratimi i projektvendimit për bllok ndihmën në masën 6% për periudhën 1-31 maj 2018.

3-Miratimi i projektvendimit për pagesën e paaftësisë për periudhën 1-30 qershor 2018.

4-Miratimi i Raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit vendor të vitit 2017.

5-Miratimi i projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2019-2021.

6-Miratimi i projektvendimit për subvencionin e lidhjes së kontratave dhe vndosjes së matësve të ujit për kategoritë përfituese.

7-Të ndryshme.

Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe ju inkurajojmë të merrni pjesë!

#NjëQytetarInformuarËshtëNjëQytetarMëIMirë
#MbledhjeKëshillitBashkiak
#MerrPjesë

AlbaniaUSA