Të nderuar qytetarë të Kuqarit!
Ju bëjmë me dije se ka filluar procesi i afishimit 45 ditor, për parcelat me nr.pasurie 87,93,95,97,98,105,106,107,108 dhe 109, i zonës kadastrale nr.2328, fshati Kuqar.
Grupi i azhornimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, në bashkëpunim me Bashkinë Patos ndodhet në ambjentet pranë shkollës së Kuqarit.
Afishimi publik ka filluar në datën 14.12.2021 dhe përfundon në datën 27.01.2022.
Ju lutemi, paraqituni me dokumentacionin që dispononi për pronat tuaja të paluajtshme në fshatin Kuqar brenda këtij afati.
Për çdo paqartësi, mund të drejtoheni pranë Zyrës me Një Ndalesë, Sporteli #Bujqësia, Bashkia Patos.
#AzhornimKuqar
#ASHKFier
#BashkiaPatos