Është zhvilluar në sallën e re të Këshillit Bashkiak mbledhja e radhës për muajin Maj ku u miratuan këto pika të rendit të ditës:

1. Propozim për miratimin e ndihmave ekonomike për muajin maj 2019

2. Miratim i bllok-ndihmave në masën 6% për muajin prill 2019

3. Miratimi i ndihmave për paaftësi për muajin maj 2019.

4. Miratimi i projekt-vendimit për përjashtim nga taksat vendore të tokës bujqësore për shkak se është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore.

5. Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit për vitin 2018.

6. Miratimi i projekt-vendimit për shpronësimin në interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “rikonstruksion i rrugës Koli Marku”.

7. Miratim fondi për blerje bazë materiale për riparim banese të qytetarëve Marjus Grëmbi dhe Vitore Caushaj.

8. Informacion nga financa për raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit për 4-mujorin e parë 2019.

9. Miratimin e dhënies me qira të pasurisë tokë bujqësore të pajisura me dokument pronësie, pasuria me nr.922/5.

10. Miratimi i dhënies me qira të pasurisë tokë bujqësore të pajisura me dokument pronësie, pasuria me nr.952/1 dhe pasuria me nr.5/3.

11. Miratimi i planit të veprimit të zhvillimit rural 2019-2021, hartuar nga Bashkia Patos.

12. Miratimi i fillimit të procedurave për dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore.

13. Miratimi i vlerësimit me tituj nderi me rastin e 70-vjetorit të krijimit të qytetit.

14. Miratimi i kategorizimit të niveleve të përfaqësimit të studentëve dhe nxënësve në kampionatet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe masa e shpërblimit të tyre.

15. Miratimi i ndryshimeve në numrin maksimal të punonjësve të Bashkisë dhe njësive vartëse.

16. Miratimi i projektvendimit për sistemin e adresave në Bashkinë Patos.

AlbaniaUSA