Në kuadër të “Javës olimpike” ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Alush Noga” është organizuar çelja e Lojrave Olimpike . Nismë kjo e shkollës së mesme “Zhani Ciko” në bashkëpunim me shkollat e tjera të qytetit. Të pranishëm në këtë aktivitet sportiv kanë qenë Kryetare e Bashkisë znj. Rajmonda Balilaj, Drejtori i DAR Fier z. Shkëlqim Allkaj por edhe sportdashës, prindër e mësues etj. Në fjalën e saj pëshëndetëse Kryetarja e Bashkisë znj. Balilaj, ka inkurajuar të rinjtë e qytetit dhe Njësive të tjera Administrative, për këtë iniciativë të ndërmarrë, duke e kthyer këtë javë në një traditë për qytetin. Të rinjtë e secilës shkollë janë prezantuar me performanca lojrash të ndryshme sportive.
#JavaOlimpikeMaj2017
#NxënësitTanëShkollatTona #BashkiaPatos