FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMIN KONSULTUES PËR PËRCAKTIMIN E FUSHAVE TË PËRPARËSIVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË PATOS.

Bashkia Patos në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentet strategjike ekzistuese, Bashkia Patos ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OShC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 04 Nëntor 2021, ora 14:00 në ambientet e Bashkisë Patos, Salla e Këshillit Bashkiak.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
– Prezantim i projektit ReLOaD2;
– Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e parë publike për OShC-të në Bashkinë Patos, si vijon:
1- Përfshirja Sociale
1.1 Nxitja dhe fuqizimi i një rrjeti lokal të vajzave dhe grave në jetën sociale.
1.2 Aftësimi dhe integrimi i personave me aftësi të kufizuar në komunitet.
2- Emergjencat Civile – Hartimi i Planeve të Veprimit dhe ngritja e grupeve vullnetare dhe aftësimi i tyre.
3- Kultura dhe Turizmi
3.1 Promovimi dhe ruajtja e vlerave kulturore, historike dhe artistike në Bashkinë Patos.
3.2 Nxitja e qasjes së vajzave dhe grave në tregun e punës artizanale/ Panairi i ideve artizanale.
4- Mjedisi
4.1 Diferencimi i mbetjeve në burim, riciklimi dhe edukimi mjedisor.
4.2 Nxitja e nismave të gjelbra, krijimi i këndeve miqësore të gjelbra.
5- Bujqësia – Krijimi i rrjetit të fermerëve.
Ju ftojmë të merrni pjesë!
Për çdo informacion mund të na shkruani në adresën e email-it info@bashkiapatos.gov.al.
#BashkiaPatos
#ReLOaD2
AlbaniaUSA