Kjo ditë filloi me aktivitete të ndryshme nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me Bashkinë Patos Aktivitetet filluan që në datën 20 nga oborri i shkollës, kulmi i gjelbër i aktiviteteve vazhdoi edhe më 21 dhe 22 prill në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Gjelbërimit bashkëpunim edhe me Qëndrën Kulturore të fëmijëve Patos.

Idetë e shkëlqyeshme nga nxënësit dhe mësuesit, përkrahja nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Patos, Sektori i Mjedisit i dhanë vlerën e duhur kësaj dite. Si hapësirë ndihmëse e gjelbër e shkollës Ofiçinë u bë mbjellja e shumë fidanëve, ku pjesë e nismës u bë Kryebashkiakja Balilaj, deputetja Dhima, administrata dhe vullnetarë të shumtë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zbukurimi, shtimi i hapësirave të gjelbëruara, edukimi mjedisor tek nxënësit.

#DITAeTOKËS #MbillEdheTiPemënTënde #SuperOrganizim#BASHKIAPATOS

AlbaniaUSA