Sektori i Mjedisit në Bashkinë Patos, në bashkëpunim me Qëndrën Kulturore të Fëmijëve dhe shkollave 9-vjeçare të qytetit, prezantuan në “Ditën Botërore të Mjedisit” projektin “Ç’të sheh syri e bën dora” në formën e një sfilate riciklimi. Punimet e realizuara nga nxënësit japin ide se si një fustan i bërë me materiale që nuk i hedhim në mjedis mund të qëndrojë tamam si një skulpturë moderne në çdo shtëpi. Qëllimi i kësaj dite është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. T’i themi “STOP” shpërdorimit dhe të mësojmë të ripërdorim.
Mos harroni se, duke kontribuar, nëpërmjet diferencimit dhe riciklimit jemi duke i dhuruar mjedisit më shumë vite jetë.