Në kuadër të projektit “Bashki të Forta” është realizuar Dëgjesa Publike për Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2018!

Raporti është bazuar në të dhëna të konsoliduara të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Patos gjatë vitit 2018 dhe është miratuar në Këshillin Bashkiak. Dokumenta bazë referuese janë Raporti i Monitorimit 2018 dhe Informacion nga drejtoritë e Bashkisë.

Gjatë dëgjesës publike qytetarët u njohën me informacionet e detajuara, duke vlerësuar performancën institucionale të Bashkisë Patos.

AlbaniaUSA