Është zhvilluar në Njësinë Administrative Zharrëz, dëgjesa publike me banorët e zonës dhe grupet e interesit mbi “Programin Buxhetor Afatmesëm 2020-2022”. Gjatë kësaj dëgjese u dhanë informacione dhe u dëgjua zëri i qytetarëve mbi rishikimin e kërkesave buxhetore për hartimin e “Projekt Programit Buxhetor Afatmesëm për vitet 2020-2022”.