SONDAZH PËR PËRCAKTIMIN E PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT

Të nderuar Qytetar!

 

Ky sondazh jep informacion të përmbledhur për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në Bashki gjatë vitit 2022 dhe i jep mundësi komunitetit të sugjeroj dhe rekomandojë funksionet / shërbimet prioritare për të cilat Bashkia duhet të shpenzojë më shumë fonde gjatë vitit të ardhshëm 2023. Informacioni bazohet në të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2022.

Duke plotësuar pyetësorin, ju bini dakort që opinioni juaj të përdoret në proçesin e vendimmarrjes për planifikimin e projektbuxhetit 2023-2025 të Bashkisë.

Ky sondazh është përgatitur dhe do të përdoret nga Këshilli i Bashkisë Patos.

Rezulatet e këtij pyetësori do të publikohen në vazhdimësi në faqen e Këshillit Bashkiak Patos.

 

KLIKONI LINKUN E MËPOSHTËM PËR TË SHPREHUR MENDIMIN TUAJ:

 

link (Kliko_ketu)

🔊NJOFTIM❗️ SHPREHJE INTERESI PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN VENDOR RINOR, PATOS

🔊NJOFTIM❗
“PËR SHPREHJE INTERESI PËR ANËTARËSIM NË KËSHILLIN VENDOR RINOR KVR PATOS”
Njoftojmë :
Të gjithë përfaqësuesit /anëtarët e organizatave rinore të cilët kanë interes për tu bërë pjesë e Këshillit Vendor Rinor që përmbushin kriteret:
➡️Të jetë anëtar i një organizate rinore ose për të rinjtë.
➡️Të mos jetë i dënuar.
➡️Të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë.
➡️Të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit në KVR.
🗓Të interesuarit duhet të paraqesin brenda datës 05.05.2022 pranë Sportelit të Informacionit në ambjentet e Zyrës me Një Ndalesë/Bashkia Patos, këto dokumenta:
➡️Kërkesë me shkrim ku të shprehin interesin për aplikim.
➡️Jetëshkrim.
➡️Fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit.
➡️Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
➡️Vetëdekalrim lidhur me shmangjen e konfliktit të interesave.
➡️Referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm.
📌Të gjithë të rinjtë aktiv të Bashkisë Patos, Njësisë Administrative Zharrëz dhe Ruzhdie të moshës 15-29 vjeç, të cilët kanë interes për tu bërë pjesë e Këshillit Vendor Rinor dhe që përmbushin kriteret:
➡️Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
➡️Të jetë përfshirë në organizmin, zbatimin e aktiviteteve rinore apo promovomin e të rinjve.
➡️Të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit në Këshillin Vendor Rinor.
📌Të interesuarit duhet të paraqesin brenda datës 05.05.2022 pranë Sportelit të Informacionit në ambjentet e Zyrës me Një Ndalesë/Bashkia Patos, këto dokumenta:
➡️Kërkesë me shkrim ku të shprehin interesin për aplikim.
➡️Jetëshkrim.
➡️Fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit.
➡️Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
➡️Letër interesi/motivimi
➡️Vetëdeklarimin e konfliktit të interest
Shqyrtimi i të gjitha shprehjeve të interesit do të shqyrtohet brenda 1️⃣4️⃣ ditëve nga data e mbylljes së aplikimeve.
AlbaniaUSA