Projekti Bashki të Forta e shikon përmirësimin e cilësisë së shërbimit që ofrohet, të lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve. Një nga aspektet më të rendesishme është mendimi i qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit, ide për përmirësim edhe më tej, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë. Anketimi për vlerësimin e kënaqesisë së qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve, do të zhvillohet online për një periudhë 6 javore.
Media sociale dhe faqja web e Bashkise do të shërbejnë si kanale bazë në grumbullimin e opinioneve të qytetarëve për shërbimin. Rezultatet e këtij anketimi do të publikohen në kohë reale. Diskutimi i tyre së bashku me treguesit e tjerë të performancës së shërbimit do të na ndihmojë për të patur një analizë gjithëpërfshirëse. Për të plotësuar pyetësorin  (Kliko ketu)
AlbaniaUSA