Lajme nga Patosi

Dëgjes publike për programin buxhetor afatmesëm 2020-2022 Shtator 2019.

Është zhvilluar në Njësinë Administrative Zharrëz, dëgjesa publike me banorët e zonës dhe grupet e interesit mbi “Programin Buxhetor Afatmesëm 2020-2022”. Gjatë kësaj dëgjese u dhanë informacione dhe u dëgjua zëri i qytetarëve mbi rishikimin e kërkesave buxhetore për hartimin e “Projekt Programit Buxhetor Afatmesëm për vitet 2020-2022”.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak,15.08.2019.

Zhvillohet Mbledhja e Këshillit Bashkiak datë 15.08.2019! Miratohen pikat e rendit të ditës: 1-Miratimi i projekt-vendimit, propozim për dhënien e ndihmave ekonomike për muajin gusht 2019. 2-Miratimi i ndihmave ekonomike në masën 6% për muajin korrik 2019. 3-Miratimi i projektvendimit për paaftësinë ekonomike për muajn gusht 2019. 4-Zgjedhja e komisioneve të përherëshme të këshillit. 5-Miratimi […]

Dëgjesa Publike për Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2018!

Në kuadër të projektit “Bashki të Forta” është realizuar Dëgjesa Publike për Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2018! Raporti është bazuar në të dhëna të konsoliduara të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Patos gjatë vitit 2018 dhe është miratuar në Këshillin Bashkiak. Dokumenta bazë referuese janë Raporti i Monitorimit 2018 dhe Informacion nga drejtoritë […]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak,20.05.2019.

Është zhvilluar në sallën e re të Këshillit Bashkiak mbledhja e radhës për muajin Maj ku u miratuan këto pika të rendit të ditës: 1. Propozim për miratimin e ndihmave ekonomike për muajin maj 2019 2. Miratim i bllok-ndihmave në masën 6% për muajin prill 2019 3. Miratimi i ndihmave për paaftësi për muajin maj […]

Lexo te gjitha Postet

AlbaniaUSA